NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  27 Tet 2025
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 23:25, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.102/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3201/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ka marrë dhe publikisht ka shpallur këtë vendim

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

 

    Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 23:25, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.102/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3201/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ka marrë dhe publikisht ka shpallur këtë vendim:

      Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:

                                                                                         A K T G J Y K I M

     Padia e parashtruar nga paditësi Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË me seli në Shkup, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizar, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.11-3201/2 të datës 25.10.2025, REFUZOHET SI  E  PABAZË.

     Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut  nr.11-3201/2 të datës  25.10.2025, VËRTETOHET.

     Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor,  brenda afatit të përcaktuar  me  dispozitat  e  Kodit Zgjedhor.

 

                                                                 Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                          m-r Burim Sejdini

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_