NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më 26.10.2025, në orën 18:30, këshilli gjykues në lëndën URP.nr.91/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga Fatima Osmanovska nga Shkupi, përmes përfaqësuesit të autorizuar Sërxhan Amet nga Shkupi , kundër Vendimit nr.11-3092/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e ka shpallur vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
AKTGJYKIM
Padia e paditësit Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga Fatima Osmanovska nga Shkupi, e paraqitur kundër Vendimit nr.11-3092/2 të datës 25.10.2025 të organit të paditur Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, MIRATOHET.
Vendimi nr.11-3092/2, datë 25.10.2025, i organit të paditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut, NDRYSHOHET DHE VENDOSET SI VIJON:
Ankesa nr.11-3092/1, datë 21.10.2025, e paraqitur nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga personi i autorizuar Fatima Osmanovska nga Shkupi, në lidhje me procedurën e përmbledhjes dhe konstatimit të rezultateve të votimit për anëtarët e Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit në vendvotimin nr.2962 , MIRATOHET.
Rezultatet e votimit të mbajtura për anëtarët e Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit në vendvotimin nr.2962 sipas listave të kandidatëve, SHFUQIZOHEN.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini