NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 21:50, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.101/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3198/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ka marrë dhe publikisht ka shpallur këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
Padia e parashtruar nga paditësi Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË me seli në Shkup, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizar, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.11-3198/2 të datës 25.10.2025, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.11-3198/2 të datës 25.10.2025, VËRTETOHET.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini