NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në orën 13:00, këshilli gjykues në lëndën UPR nr.94/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI – Zgjedhjet Lokale 2025, kundër Vendimit nr.11-3292/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
Padia e parashtruar nga paditësi Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI Zgjedhjet Lokale 2025, kundër Vendimit nr.11-3292/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 11-3292/2 të datës 25.10.2025, VËRTETOHET.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini