NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  26 Tet 2025
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 26.10.2025, në orën 16:00, këshilli gjykues në lëndën URP.nr.89/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga Fatima Osmanovska nga Shkupi, përmes përfaqësuesit të autorizuar Sërxhan Amet nga Shkupi, kundër Vendimit nr.11-3090, datë 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

     Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 26.10.2025, në orën 16:00, këshilli gjykues në lëndën URP.nr.89/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga Fatima Osmanovska nga Shkupi, përmes përfaqësuesit të autorizuar Sërxhan Amet nga Shkupi, kundër Vendimit nr.11-3090, datë 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:

      Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e ka shpallur vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:

                                                                               AKTGJYKIM

      Padia e paditësit Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga personi i autorizuar Fatima Osmanovska nga Shkupi, e paraqitur kundër Vendimit nr.11-3090/2, datë 25.10.2025, të organit të paditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut, MIRATOHET.

      Vendimi nr.11-3090/2, datë 25.10.2025, i organit të paditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut, NDRYSHOHET DHE VENDOSET SI VIJON:

     Ankesa nr.11-3090/1, datë 21.10.2025, e paraqitur nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga personi i autorizuar Fatima Osmanovska nga Shkupi, në lidhje me procedurën e përmbledhjes dhe konstatimit të rezultateve të votimit për Kryetar të Komunës së Shutkë-Orizaritvendvotimin nr. 2962, MIRATOHET.

     Rezultatet e votimit të mbajtura për Kryetar të Komunës së Shutkë-Orizarit, vendvotimin nr. 2962, sipas listave të kandidatëve për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Shutkë-Orizarit, SHFUQIZOHEN.

    Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

 

                                                                        Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                      m-r Burim Sejdini

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_