NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 15:35, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.95/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI – Zgjedhjet lokale 2025, kundër Vendimit nr.11-3174/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
Padia e parashtruar nga paditësi Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI – Zgjedhjet Lokale 2025, Reçicë e Vogël, Tetovë, përfaqësuar nga personi i autorizuar Faton Ahmeti nga Tetova, kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nr.11-3174/2 të datës 25.10.2025, për procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në vendvotimin 0416 në Gostivar për Zgjedhjet Lokale 2025, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 11-3174/2 të dates 25.10.2025, VËRTETOHET.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini