Informacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori) [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Informacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori)

Jurisdiksioni i Gjykatës

Gjykata administrative , me qëllim të sigurimit të mbrojtjes gjyqësore të së drejtave dhe interesave juridike të personave fizik dhe juridik , si dhe me qëllim të sigurimit të ligjshmërisë në konteste administrative vendos për  ligjshmërinë e akteve të organve të administratës shtetrore , si Qeverisë , Komunave , qytetit të Shkupit dhe organeve të tjera shtetrore , organizatave të themeluara me ligj si dhe personave juridik dhe të tjerëve në ushtrimin e autorizimeve publike (bartësve të autorizimeve publike ) , kur vendosin për të drejtat dhe detyrimet në çështjetë administrative të veçanta (individuale) si dhe për kriteret e miratuara në procedurë kundëvajtëse.

Gjykata Administrative është kompetente për të vendosur

-Mbi ligjshmërinë e akteve të veçanta (individuale) të miratuara në procedurën e zgjedhjeve dhe mbi aktet individuale për zgjedhje , emërimin dhe shkarkimin e bartësve të funksioneve publike , nëse është përcaktuar me ligj si dhe aktet për emërimin , emërimin dhe shkarkimin e nëpunës administrativë udhëheqës nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

--Mbi ligjshmërinë e akteve të organeve të administratës shtetrore , Qeverisë  si dhe bartësve të autorizimeve publike, të miratuara në formë të rregullave , nëse të njejtat i rregullojnë marrëdhëniet individuale (të veçanta).

-Mbi kontestet që rrjedhin nga zbatimi dhe ekzekutimi i dispozitave të kontratave me koncesion , kontratat e prokurimeve publike me interes publik , si dhe për cdo kontratë në të cilën njëra prej palëve është organ shtetror , organizatë me autorizime publike,ndërmarje pubike , komunat dhe  qyteti  i Shkupit apo ndonjë organ tjetër  që ushtron autorizimeve publike , duke realizuar interesin publik ose për kryerjen e ndonjë shërbimi tjetër publik (kontrata administrative).

- Kundër akteve të veçanta të organve të administratës shtetrore ,  Qeverisë , komunave , qytetit të Shkupit , organeve të tjera shtetore , organizatave të themeluara me ligji si  dhe personave juridik dhe të tjerëve që kryejn autorizime  publike (bartësit e autorizimeve publike ) , kur  për zgjidhje në shkallë të dytë kundër një akti të tillë , nuk sigurohet asnjë mbrojtje tjetër ligjore dhe

- vendos për ndeshje të kompetencave ndërmjet autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ,  ndërmjet komunave dhe qytetit të Shkupit , në mes komunave të qytetit  të Shkupit dhe kontesteve që lindin për ndeshje  kompetencash ndërmjet komunave dhe qytetit të Shkupit  si dhe bartësve të autorizimeve  publike  , kur kjo gjë është parashikuar me ligj ,për deri sa  me Kushtetutë ose ligje nuk parashifet mbrojtje tjeter gjyqësore.

- Me qëllim të kryerjës së veprimtarisë brenda fushëveprimit të saj, Gjykata Administrative shfrytëzon dy kate të ndërtesës në rrugën Orce Nikollov , pa numër në Shkup.

 

HISTORIATI

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit

  • NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

    Risi  | 26 Tet 2025
    Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 26.10.2025, në periudhën prej ora 17:56 deri në ora 18:06, pas paraqitjes së shtatë padive nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE NGA MAQEDONIA – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, bartës i listës së kandidatëve për kryetar të Komunës së Shuto Orizarit dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, kundër shtatë vendimeve të kontestuara të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, janë formuar lëndët me numrat referentë [më shumë]
  • NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

    Risi  | 26 Tet 2025
    Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më 26.10.2025, në orën 19:05, këshilli gjykues në lëndën URP.nr.90/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025, e përfaqësuar nga Fatima Osmanovska nga Shkupi, përmes përfaqësuesit Sërxhan Amet nga Shkupi, kundër Vendimit nr.11-3091/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim [më shumë]
  • NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

    Risi  | 26 Tet 2025
    Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më 26.10.2025, në orën 18:30, këshilli gjykues në lëndën URP.nr.91/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Unioni i Romëve Shkup – Zgjedhjet Lokale 2025 [më shumë]

Të gjitha lajmet