Njoftim nga seanca e mbajtur publike për lëndën VKZH1-29/24 13.06.2024
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur publike për lëndën VKZH1-29/24 13.06.2024
Press realeses
|
Jun 13, 2024
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas seancës së mbajtur publike më 12.06.2024 vendosi për lëndën VKZH1-29/24, të formuar sipas ankesës së të akuzuarit S.A., të deklaruar përmes mbrojtësit Mitko Sollakov, avokat nga Shkupi.
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme, solli aktvendim VKZH1-29/24, me të cilin ankesën e të akuzuarit S.A., të deklaruar kundër aktvendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit, në lëndën penale, që udhëhiqet kundër të akuzuarit për arsye të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 paragrafi (3) në lidhje me paragrafin (1) të Kodit Penal, e refuzoi si të pabazë dhe aktvendimin ankimor në tërësi e konfirmoi.