Takim i kryetarit të GJSRMV-së, Afrim Fidani me Ambasadorin e BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Mihalis Rokas [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim i kryetarit të GJSRMV-së, Afrim Fidani me Ambasadorin e BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Mihalis Rokas

News  |  Sep 12, 2025
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot zhvilloi takim me Ambasadorin dhe Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Mihalis Rokas, në të cilin të pranishëm ishin përfaqësues të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Delegacionit të BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në fokus të takimit të mbajtur, u potencua rëndësia e reformave aktuale për plotësimin e standardeve evropiane në fushën e sundimit të ligjit kryesisht për procesin euro integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

            Kryetari Fidani, theksoi se në pajtim me rekomandimet e shënuara në Raportin e Bashkimit Evropian, do të angazhohet për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor, përmes rritjes së punës efikase të gjykatave, transparencën, bashkëpunimin me sektorin joqeveritar dhe forcimin e kapaciteteve si ato materiale – financiare ashtu edhe ato nga aspekti i burimeve njerëzore.

            Ambasadori Rokas, potencoi se nevojitet pavarësia financiare e gjyqësorit, e cila duhet ta merr buxhetin e duhur të garantuar me ligj, për pavarësi autentike vis-a-vis autoriteteve tjera.  

   Këtë takim, bashkëbiseduesit e vlerësuan si hap të rëndësishëm dhe domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, duke konfirmuar përkushtimin e të dyja palëve në procesin e qasjes së vendit në familjen evropiane.  

   


Decision search

Court
Case number
Date
_