Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në gjykatat themelore të Kërçovës dhe Krushevës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në gjykatat themelore të Kërçovës dhe Krushevës

News, Press realeses  |  Jun 7, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë në gjykatat themelore Kërçovë dhe Krushevë.

Kryetarja Ademi, në kuadër të vizitave realizoi takim me kryetaren e Gjykatës Themelore Fluturije Dervishi dhe me U.D. kryetar të Gjykatës Themelore Krushevë, Risto Sotirov.

 Në këto takime, u bisedua mbi problemet me të cilat ballafaqohen gjykatat nga aspekti i pajisjes me kuadër të gjyqtarëve dhe kuadrit profesional, për përparimin e efikasitetit dhe përditësimit, nevojën për investime të reja kapitale dhe përparimin e funksionimit të ndërtesave gjyqësore dhe sigurimin e qasjes për qytetarët, mbi nevojën për procesin e vazhdueshëm të arkivimit të lëndëve, zbatimin e teknologjisë informatike, përparimin e transparencës dhe nevojën për takime dhe mbledhje më intensive për përparimin e praktikës gjyqësore.   

Në këto takime u theksua se, gjykatat e vendit patjetër duhet të kenë bashkëpunim të ndërsjellë dhe solidaritet në çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit.  

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me vizitat e punës në gjykatat themelore dhe gjykatat e apelit nga të gjitha rajonet e apelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_