Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

News  |  Jun 3, 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 30.05.2024, mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën miratoi këtë:

 

R E N D    D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 30.04.2024;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin mars 2024;

3. Shqyrtimi i Konkluzionit të Sektorit të praktikës gjyqësore SP3-4/24-1 të datës 22.04.2024, për unifikimin e praktikës gjyqësore mbi çështjen gjyqësore për llojin e kamatës kur detyrimi i kontestit është shprehur ose përcaktuar në valutë të huaj në kundërvlerë të denarit llogaritur sipas kursit të mesëm të BPRMV, që vlen në ditën e pagesës;

4. Diskutimi mbi kërkesën e Nikollço Atanasovski, avokat nga Dellçeva, për revidimin dhe përfundimin e mendimit veç më të miratuar juridik nga Sektori i veprave civile lidhur me çështjet juridike nëse kreditori duhet të marrë pjesë aktive në procedurën e përcaktuar me nenin 218 të Ligjit për përmbarim, nëse në procedurën për çdo kreditor debitori duhet të paraqes kërkesë të veçantë për kufizim dhe vallë nëse nuk paraqet kërkesë ato urdhëresa duhet të zbatohen dhe të marrin prioritet në kuptim të nenit 209 paragrafi 3 të Ligjit për përmbarim (nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe), si veprohet në rastin kur debitori ka llogari në disa banka, nëse merret parasysh se nuk ka sistem që ato të kontrollohen në mes vete dhe sa kohë mund të zgjasë ai kufizim dhe në cilën shumë, duke menduar një shumë të caktuar të shprehur në përqindje;

5. Shqyrtimi i iniciativës së Natasha Filipovska, avokate nga Shkupi, për miratim të mendimit juridik;

Pas seancës së mbajtur, Sektori i veprave civile:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 30.04.2024;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin mars 2024;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion se ekziston praktik të ndryshme gjyqësore për çështjen konkrete juridike dhe i është caktuar gjyqtar referues;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion që kërkesa të mos miratohet;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori konkluzion që kërkesa të mos miratohet;

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_