Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D D I T E
1.Referat me Kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitur nga Vllado dhe Stefan Ushlinovski, që të dy nga Shkupi, kundër Aktvendimit të Gjykatës së Lartë Administrative.
2. Dhënia e Propozim – mendimit për numrin e lëndëve që duhet të vendos çdo gjyqtar në muaj në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e numrit orientues të lëndëve, me kërkesë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Seancën e përgjithshme të mbajtur:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Aktvendim me të cilin Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitur nga Vllado dhe Stefan Ushlinovski, që të dy nga Shkupi, kundër Aktvendimit të Gjykatës së Lartë Administrative, hidhet poshtë si e palejuar.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, aprovoi Mendim për numrin e lëndëve që duhet të vendos çdo gjyqtar në muaj në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e numrit orientues të lëndëve, me kërkesë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.