Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në Këshillimin “Ditët gjyqësore”, që u mbajt në Republikën e Serbisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në Këshillimin “Ditët gjyqësore”, që u mbajt në Republikën e Serbisë

News  |  May 27, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në këshillimin e gjyqtarëve “Ditët e gjyqësorit”, që u mbajt në Republikën e Serbisë dhe ku të pranishëm ishin kryetarët e gjykatave supreme nga regjioni.

 

Në fjalimin e saj, kryetarja Ademi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit regjional dhe se vetëm përmes bashkëpunimit të planit ndërkombëtar, gjyqësorët fuqishëm do të mund të mbrojnë qëllimin e përbashkët – pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e të drejtës.

„Shkëmbimi i këtillë i mendimeve dhe përvojave jo vetëm që do të përparojë principet e rezonimit gjyqësor dhe argumentimin në mënyrë thelbësore, por edhe do të përforcojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Çështjet mbi veprimin dhe sjelljen e gjyqtarëve duhet shpesh të shqyrtohen në diskutimet profesionale për arsye se rezultojnë nga vlerat e pranuara universale. Pikërisht këto vlera janë parakusht për besimin në gjyqësorin. Cilësia e vendimeve gjyqësore, integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë shtylla më të fuqishme për sundimin e të drejtës. Respektimi i këtyre principeve flet për atë se sa një gjyqësor është i drejtë, por edhe bashkëkohor”, tha Ademi.

„Gjyqtarët dhe gjyqësorët duhet të jenë të solidarizuar. Ne ndajmë të njëjtat vlera juridike dhe përballemi me të njëjtat sfida. Bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet vazhdimisht”, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme.    

   


Decision search

Court
Case number
Date
_