Njoftim për publikun [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për publikun

Njoftim për opinionin  |  21 Sht 2021
Më 21 shtator të vitit 2021 , në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt takim i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjyqtares Besa Ademi dhe shefes së Kabinetit Mr. Lidija Tanevska Jadrovska me përfaqësues nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, Z. Zharko Haxhi – Zafirov dhe Znj. Gorica Naxhinska.

Në këtë takim, u diskutua për tema aktuale dhe çështje në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës supreme dhe Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike. Kryetarja Ademi, u njoftua për projektet aktuale të Qendrës, e posaçërisht për analizat funksionale të gjykatave themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të prezantohen në tetor të vitit 2021.

Të pranishmit, diskutuan për hapat dhe aktivitetet vijuese nga sfera e projektit Gjyqësi e hapur, si pjesë e Iniciativës globale të Partneritetit të qeverisjes së hapur për pushtet gjyqësor transparent.

Në suaza të takimit, është biseduar edhe për sigurimin e mbështetjes gjatë miratimit të Rregullores së re për punën e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për përpunimin dhe publikimin e Përmbledhjes së vendimeve gjyqësore.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_