Shpallje publike 05/2020 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje publike 05/2020

Risi  |  24 Dhj 2020

                                                                          

 

                                                                   Република Северна Македонија                                         Republika e Maqedonisë së Veriut

                         АПЕЛАЦИОНЕН   СУД   ГОСТИВАР          -       GJYKATA   E   APELIT   GOSTIVAR                                                                                         _______________________________________                                                    

                     Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk                                                      Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

 

Su. nr. 04-32/20          

 23.12.2020                                                                                                                                 

GOSTIVAR                                                                                                                    

 

Në bazë të nenit 21 parag. 1 nenit 119 dhe nenit 120 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor  (“Gazeta Zyrtare e RM-së“, nr. 43/14, nr. 33/15, nr. 98/15, nr. 6/16, nr. 198/18 dhe nr. 248/18) dhe Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr.18-8183/2 11.12.2020 Gjykata e Apelit Gostivar.

                                                   

 

                                                  SHPALLJE PUBLIKE      

                                      Numër 5/2020                                                            

 

Për punësim me kohë të pacaktuar në vendin e punës të përshkruar më poshtë

  1. Pjesëtarë i policisë gjyqësore

Kategoria V, niveli V1,                                                                                                                                         

Numri i kryerësve ..............2 (dy).

         Për plotësimin e vendit të punës, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte:

 

- të kenë të kryer më së paku shkollimin e mesëm,

- me apo pa përvojë pune,

- paga neto: 18.167,oo denar,

 

 

Orari i punës:

 

   - ditë pune e hënë - e premte;                                                                                                                          

    - Orë pune 40;                                                                                                                                                      

   - Orari i punës, ndërrimi i parë  prej 6,30 deri ora 14,30 dhe ndërrimi i dytë  prej 14,30 deri ora 22,30.

 

       Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme si vijon:

- të jetë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- njohje dhe përdorim aktiv të gjuhës maqedonase;

- të jetë i moshës madhore;

- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për vendin e punës dhe

- të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

Përveç kushteve të përgjithshme për punësimin e nëpunësit gjyqësor të përcaktuara në nenin 21 parag. 1 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e posaçme të mëposhtme të përcaktuara në nenin 119 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor dhe Rregulloren për organizimin dhe sistemimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar:

- të mos jetë më i vjetër se 25 vjet,

- të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht për të kryer detyrat e policisë gjyqësore,

- të ketë kualifikimet e duhura profesionale të kërkuara për punë,

- të ketë aftësi të përshtatshme të përgjithshme të punës të kërkuara për vendin e punës.

Të ken aftësi të posaçme për punë:

 

- njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe

- njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) ) duke pasur një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht të lëshuar nga një testues zyrtar evropian, anëtar i Shoqatës ALTE të Testuesit Evropian, ose një certifikatë nga një institucion ndërkombëtar, në nivelin A1 (A1) të CEFR, përkatësisht  BULATS apo  Aptis, apo TOEFL CBT të paktën 35 pikë ose TOEFEL IBT të paktën 10 pikë ose DELF, TCF, TEF; ose Certifikata Gete.

 

  - kushte të tjera të përcaktuara me aktin për sistematizimin e vendeve të punës.

Kërkesa për punësim me dëshminë e bashkangjitur për plotësimin e kushteve në origjinal ose të noterizuar, dorëzohet me shkrim përmes sekretarisë së pranimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar ose me postë në adresën:

 

  GJYKATA E APELIT GOSTIVAR

Me tregues: PËR SHPALLJE PUBLIKE 5/2020,

Rr. “Zhivko Brajkoski”, numër 1.

  1230 Gostivar,

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit të njoftimit në gazetat ditore.

Në pajtim me nenin 120 parag. 3 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor, rishikimi i kushteve për punësim të një anëtari të policisë gjyqësore kryhet nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë Veriore, pa shkelur kriteret për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.

 

GJYKATA  E APELIT

                                                                                                                                                                 GOSTIVAR

      Kërkesë

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_