SHPALLJE PUBLIKE nr.1/21
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
SHPALLJE PUBLIKE nr.1/21
Në bazë të nenit 17 prg. 1, dhe 4 nenit 20 prg. 1 alinea 1 dhe nenit 25 prej Ligjit për nëpunësa gjyqësor (FL.Zyrtare e RM nr 198/48) si dhe rregullores për formë dhe përmbajtje të shpalljes publike forma përmbajtja dhe mënyra e parashtrimit të fletparaqitjes dhe zbatimit të selekcionit administrativ të provimeve kontrolli i vërtetësisë së dëshmive dhe intervistës si dhe mënyra e bodimit si dhe bodimi maksimal në procedurë për seleksionim në mvarësi të kategorive të vendeve të punës si dhe pyetje tjera në lidhje me procedurën për punësim të nëpunsave gjyqësorë (FL.Zyrtare e RM nr.236/18) Gjykata themelore Kërçovë e publikon këtë:
SHPALLJE PUBLIKE nr.1/21
Për punësimin e nëpunsave gjyqësorë në kohë të pacaktuar për vendet e punës si vijon:
1.Shifra GjYK0101A02004,KATEGORIJA A NIVELI A2, ADMINISTRATOR GJYQËSOR -1 (NJË) përmbarues.
Kushte të veçanta për vendin e punës të vërtetuara sipas nenit 9 prg. 3 prej Ligjit për nëpunës gjyqësor dhe me rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Gjykatën themelore Kërçovë.
-Kualifikime profesionale:
-Sëpaku 300 kredi të kryera sipas EKTS ose shkalla e VII/1 Fakulteti i drejtësisë dhe me provim të dhënë të jurispodencës.
Përvojë Pune.
-Sëpaku 6 vite përvojë pune në profesion pas dhënies së provimit të jurispodencës.
Rroga neto e nëpunësit gjyqësorë do të jetë 40.000,00 den Orari i punës 40 orë në javë, orari i punës prej 07.30 deri më 15.30, pauza ditore prej 11.00 deri më 11.30 ditët punuese nga e Hëna deri të Premten.
2. Shifra GjYK0101G04001, KATEGORIJA G NIVELI G4, referent më i ri gjyqësor – ekzekutues në repart -1 (një) ekzekutues
Kualifikime të nevojshme profesionale dhe kompetenca:
- sëpaku shkollim të mesëm apo të lartë
- me apo pa përvojë pune në profesion
Rroga neto e zyrtarit gjyqësor do të përmbaj 15.900,00 denarë. Orë pune në javë: 40 orë; kohë pune prej 07.30 deri më 15.30 ora; pauza ditore prej 11.00 ora deri më 11.30 ora; ditë pune: prej të hënën deri të premten.
Kompetenca pune të veçanta
-Njohuri aktive të njërit nga mëshumë gjuhëve të shfrytëzuara të Unionit Europjan (angleze,franqeze,gjermane)
-Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre dhe kometenca tjera pune të percaktuara me aktin e sistematizimit të vendeve të punës për vendin e punës përkatëse.
Vërejtje.Kandidatët për nëpunës gjyqësor në procedurë për punësim nëpërmjet shpalljes publike njohurinë aktive të njerit prej gjuhëve më të shfrytëzuara në Unionin Europjan (angleze,franqeze,gjermane) do ta dëshmojnë me sukses në provim pranues për nëpunës gjyqësor –pjesë për kontrollin e njohurive të njërit prej gjuhëve më të shfrytëzuara në Unionin Europjan (angleze,franqeze,gjermane).
Kushtet e përgjithshme.
-Të jetë shtetas i RMV.
-Ta shfrytëzoje në menyrë aktive gjuhën maqedone
-të jetë i moshës madhore
-të ketë aftësi shëndetësore për vendin e punës
-të mos i jet shqiptuar dënim me aktgjykim gjyqësor për ndalesë ushtrimi të profesionit veprimtaris ose detyrimit.
Kandidatët janë të detyruar të paraqiten në shpallje për punësim të nëpunësit gjyqësor dhe të njejtën ta marrin nga Gjykata themelore Kërçovë nga shkrestaria ose ta shkarkojnë nga web faqja e gjykatës http:// www.oskicevo.mk
Kandidatët janë të detyruar që fletparaqitjen ta plotësojnë deri në fund ,precize me të dhëna të sakta. Me fletparaqitjen t’i bashkangjisin edhe dëshmitë për të dhënat e të shënuara në të njëjtën.
-vërtetim ose diplomë për kryerjen e shkallës së arsimit
-dëshmi për përvojë pune
-vërtetim për shtetësi (jo më të vjetër se 6 muaj)
-vërtetim për gjendje shëndetësore të pergjithshme (jo më të vjetër se 6 muaj)
--vërtetim se me aktgjykim të formës së prerë nuk i është shqiptuar masa për ndalesë ushtrimi të profesionit veprimtarisë ose detyrimit. jo më të vjetër se 6 muaj)
-diplomë ,sertifikat ose vërtetim si dëshmi për Njohuri aktive te programeve kompjuterike për punë zyre.
Kandidati i cili ka dhënë deshmi të rreme në fletparaqitje do të diskualifikohet nga gara e mëtejshme.
Fletparaqitja e plotësuar sëbashku me dëshmitë për përmbushjen e kushteve të veçanta dhe të përgjithshme (për kualifikimet profesionale përvojën e punës dhe kopetencat e veçanta të punës) kandidatët janë të obliguar që t’i dorëzojnë drejtpërsëdrejti nëpërmjet të shkrestarisë së gjykatës ose nëpërmjet të postës me shenjën “për Shpallje nr 1/21 “në adrese:Gjykata themelore Kërçovë rr. Bulevardi i çlirimit nr.17.
Afati për paraqitje zgjat 15 ditë duke llogaritur edhe ditën e publikimit në gazetat ditore (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes).
Kandidatët e paraqitur në shpallje publike do të jenë njoftuar për kohën dhe vendin e mbajtjes së secilës faze të ardhshme të procedurës per selektimin e nëpunësit gjyqësor, në internet faqen e Gjykatës themelore Kërçovë.
GJYKATA THEMELORE KËRÇOVË