SHPALLJE PUBLIKE [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

SHPALLJE PUBLIKE

Risi  |  31 Mar 2021

Republika e Maqedonisë së Veriut

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

AGJ-04-57/21

29.03.2021

Sh k u p

 

Në bazë të nenit 42, 43 dhe 49 nga Ligji për gjykata (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 58/2006, 35/2008, 150/10, 83/18, 198/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 96/19), si dhe nenit 53 nga Ligji  për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 102/19)

 

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

publikon

SHPALLJE PUBLIKE

 

Gjykata themelore civile Shkup do t’i propozojë Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut kandidatë për zgjedhje të 6 gjykatësve porotë në  afat kohor prej 4 vitesh.

Kandidati për gjykatës –porot duhet t’i plotësojë kushtet të parapara me nen.42 nga Ligji për gjykata dhe atë : të jetë i moshës madhore, të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë kryer më së paku shkollim të mesëm, ta njohë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të gëzojë prestigj për kryerjen e këtij funksioni, të mos jetë më i vjetër se 60 vjet.

Për gjykatës-porot nuk mund të zgjidhet person i cili me gjykatësin ose  gjykatësin porot në Gjykatën themelore civile Shkup ka lidhje farefisnore të  drejtëpërdrejta ose të vijës anësore gjer në shkallë të tretë ose të jetë bashkëshort i tij/saj.

            Për gjykatës –porot nuk mund të zgjidhet person i cili me anëtar të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lidhje farefisnore të drejpërdrejta ose të vijës anësore deri në shkallë të tretë ose të jetë bashkëshort i tij/saj.

            Me fletëparaqitjen detyrimisht të parashtrohen edhe dëshmi për plotësimin e kushteve të theksuara, në origjinal ose në formë të kopjeve të vërtetuara tek noteri dhe atë :-vërtetim për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vërtetim për shkollim adekuat të kryer, vërtetim se nuk është i dënuar ( nga evidenca sankcionuese ) dhe deklaratë (të vërtetuar tek noteri ) se kandidati me gjykatësin ose me gjykatësin-porot në Gjykatën themelore civile Shkup dhe me anëtar të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut  nuk është në lidhje farefisnore  të drejtëpërdrejtë ose anësore gjer në shkallë të tretë ose është bashkëshort i tij/saj.

Afati për paraqitje të personave në shpallje publike është pesëmbëdhjetë (15) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore.

            Fletëparaqitjet në bashkëngjitje me dokumentacionin kandidatët i parashtrojnë në Gjykatën themelore civile Shkup, në njësinë për pranim, çdo ditë pune ose nëpërmjet postës në adresën vijuese:GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP bul.Goce Dellçev nr.4 , 1000 Shkup, me shenjën,, Shpallje publike për gjykatës –porotë”.

 

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_