RAPORT VJETOR [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

RAPORT VJETOR

Risi  |  20 Jan 2021

Republika e Maqedonisë së Veriut

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

QLI-1/21

18.01.2021

Sh k u p

 

 

Në pajtim me nenin 36 nga Ligji për qasje të lire të informatave me karakter publik (“Gazeta zyrtare e R.M.V nr.101/19 të datës 22.05.2019 ) GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP, me seli në bul. Goce Delçev nr.4 në Shkup, tel. për kontakt 02/3120171, faks 02/5115-382 e-mail:osnovensudskopje@osskopje2.mk dhe portparol@osskopje2.mk, nëpërmjet Kryetarit të gjykatës Ilir Sulejmani dhe personit zytrar për ndërmjetësim me informata të karakterit publik-Svetlana Zhupanovska, e pregaditi raportin që vijon:

 

RAPORT VJETOR

 

për zbatimin e LQLIKP për vitin 2020

                                    (periudha nga 01.01.2020 gjer  më 31.12.2020)

 

1.Të dhëna për personat zyrtarë të përcaktuar për ndërmjetësim me informata tek poseduesit e informatave

 

Për person zyrtar për ndërmjetësim me informatat me karakter publik ishte  përcaktuar personi Sanja Tomiq e punësuar në administratën gjyqësore, me titullin këshilltar, e  vendosur në vendin e punës Këshilltar- portparoll, me Vendim 02-Agj.-1/20 nga  08.01.2020 gjer më 16.09.2020.

 

Me Vendim të gjykatës Agj-02-75/20 të datës 16.09.2020 është  përcaktuar personi Svetllana Zhupanovska, e punësuar në administratën gjyqësore në vendin e punës- bashkëpunëtor  gjyqësor , për person zyrtar për ndërmjetësim me informata me karakter publik. Në ditën e sjelljes së këtij vendimi , ndaloi  vlefshmëria e vendimit 02- Agj-1/20 e datës 08.01.2020.

 

2.Numri i kërkesave të pranuara

 

Gjatë vitit 2020, gjegjësisht në periudhën nga 01.01.2020 gjer më 31.12.2020 janë pranuar gjithësej 44 (dyzet e katër) kërkesa për qasje tek informatat me karakter publik.

   

 3.       Numri i kërkesave të përgjigjura pozitivisht

 

Numri i kërkesave të përgjigjura pozitivisht është 36 (tridhjetë e gjashtë ).

Një  nga këto kërkesa është e ridërguar në kompetencë tek Gjykata themelore penale Shkup në një pjesë, ndërsa në pjesën tjetër  i janë përgjigjur pozitivisht nga ana e Gjykatës themelore civile Shkup.

 

4.Numri i kërkesave të refuzuara dhe të hedhura poshtë me theksim të arsyeve  për çdo kërkesë të  refuzuar ose të hedhur poshtë, si dhe të tërhequra ose të ridërguara në kompetencë.

 

Kërkesa të refuzuara nuk ka.

 

     Kërkesa të hedhura poshtë janë gjithsej 5 ( pesë ) dhe atë :

 

-Me aktvendim QLI-20/20 të datës 04.06.2020 është e hedhur poshtë kërkesa e kërkuesit pa emër dhe  mbiemër, pa adresë dhe vend jetese, vetëm me  e- mail adresë. Gjegjësisht , kërkuesi nuk e plotësoi kërkesën në afat të paraparë prej 3 ditësh pas pranimit të lajmërimit se duhet të plotësojë kërkesën , me të cilën u udhëzua për pasojat e mosveprimit , në pajtim me nenin 17 paragrafi 1 nga LQLIKP,

-Me  aktvendim QLI-23/20 të datës 22.10.2020 është e hedhur poshtë kërkesa e kërkuesit I.E. nga Shkupi për arsye sipas asaj që tregoi personi zyrtar , i njejti nuk e ka plotësuar në mënyrë adekuate kërkesën,

- Më vendim QLI-25/20 të dates 24.08.2020 është e hedhur poshtë kërkesa e kërkuesit M.P. nga Shkupi për arsye se  informatat e dërguara në mënyrë plotësuese nuk janë të plota dhe nuk mund të shqyrtohet kërkesa dhe të veprohet në të njejtën, gjegjësisht të kryhet kontroll I detajuar edhe në regjistrat e Njësisë për lëndë trashigimore dhe jashtëkontestimore.

-Me aktvendim QLI-40/20 e datës 28.10.2020 është e hedhur poshtë si e palejuar kërkesa e kërkuesit V.U. nga Shkupi për arsye se kërkuesi është palë në procedurë gjyqësore dhe të drejtën e tij për kqyrje dhe kopje të shkresave mund ta realizojë në pajtim me nenin 144 nga Ligji për procedure kontestimore dhe nenit 93 nga Rregullorja e punës së gjykatës. Gjatë kësaj, në aktvendimin është e potencuar se qëllimi i LQLIKP është që personave fizikë dhe juridikë tu mundësohet ta realizojnë të drejtën për qasje të lire të informatave me karakter publik dhe të sigurojnë transparencë dhe  qasje në punën e organeve  dhe kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet në kuptim të të drejtës së tij të pa bazuar  dhe  joadekuate ligjore që me parashtrim të kërkesës për qasje të lire të informatave me karakter publik , pala të kërkojë në mënyrë plotësuese edhe  të  ndërmiren edhe veprime  procedurale të cilat janë të parapara në rregulla të tjera ligjore.

-Me aktvendim QLI-47/20 të datës 24.12.2020 është e hedhur poshtë si e  palejuar kërkesa e kërkuesit V.U. nga Shkupi me të cilën është kërkuar ti lejohet ti fotografojë shkresat e lëndës të vitit 1993  të Gjykatës komunale Shkupi 1 Shkup, për arsye se në pajtim me  nenin 12 paragrafi 3 nga LQLIKP në mënyrë të qartë dhe  decide janë theksuar mënyrat për qasje të lire të informatave me karakter publik dhe ato janë : kqyrje, kopje, fotokopje ose shkresë elektronike por jo edhe fotografim, siç ka kërkuar kërkuesi në kërkesë.

 

1.- një kërkesë është e tërhequr nga ana e kërkuesit.

 

2.- dy kërkesa janë të ridërguara në kompetencë dhe atë njëra në gjykatë ndërsa e dyta tek drejtuesi  i falimentimit.

 

 

5.Numri i kërkesave të papërgjigjura,

 

Kërkesa të papërgjigjura nuk ka. Gjegjësisht sipas të gjitha kërkesave për QLIKP të pranuara në këtë gjykatë në  vitin 2020 është vepruar dhe është dhënë përgjigje.

 

6.Numri i ankesave të parashtruara kundër vendimeve  të shkallës së pare (aktvendimeve të poseduesve të informatave, me përshkrim të vendimit, si dhe me theksim të arsyeve për vendimin  e sjellë në  rast të refuzimit të sërishëm të informatës së kërkuar),

 

Është e parashtruar vetëm 1-një ankesë në lidhje me kërkesën e kërkuesit V.U nga Shkupi, e pranuar në gjykatë më 10.05.2019 e cila ka qenë e adresuar tek drejtuesi i falimentimit , dhe për këtë shkak i është dhënë një gjykatësi falimentimi. Personi zyrtar për ndërmjetësim me informatat me karakter publik nuk ka qenë i informuar dhe i njoftuar në kohë me kërkesën. Për këtë arsye kërkesa është e evidentuar në regjistrin për QLI në 2020, pasi nga ana e Agjencisë për mbrojtje të të drejtës për qasje të lire të informatave me karakter publik është sjellë aktvendim nr.08-231 e  datës 31.01.2020 me të cilën është e pranuar ankesa dhe  obligohet poseduesi i informatës të veprojë sipas kërkesës. Me shkresë 06.02.2020 , kjo gjykatë e ridërgoi kërkesën për QLIKP gjer tek drejtuesi i falimentimit si posedues i informacionit. Më 02.06.2020 gjer tek Agjencia është parshtruar kundështim –ankesë nga kërkuesi, sepse drejtuesi i falimentimit  i SHA Toplifikimi Shkup në falimentim nuk ia ka dërguar informacionet e kërkuara. Njoftimi /deklarimi I personit zyrtar në gjykatë nën QLI-21/20 e datës 08.06.2020 sipas këtij kundështimi-ankese është I dërguar tek Agjencioni më datë 09.06.2020. Në parashtresë theksohet se nga ana e gjykatës është vepruar sipas kërkesës për qasje të lire të informatave me karakter publik, gjegjësisht plotësisht është  zbatuar aktvendimi nr.08-231 të datës 31.01.2020, me përmirësimin e tij të datës 06.03.2020.

 

7.Numri i ankesave të aprovuara me vendim të Agjencisë,

 

Ka 1 një ankesë e cila është e aprovuar me vendim të Agjencisë, e theksuar më lart. Me aktvendim nr.08-231 të datës 31.01.2020, Agjencia për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë gjet tek informatat me karakter publik e pranoi ankesën e parashtruesit V.U. dhe e obligoi poseduesin e informatës të veprojë sipas kërkesës.

 

8.Numri  vendimeve të shkallës së parë të ndryshuara pas veprimit të Agjencisë

 

Nuk ka vendime të shkallës së parë të ndryshuara pas veprimit të Agjencisë.

 

9.Numri i ankesave të refuzuara nga Agjencia dhe arsyet për refuzimin e tyre,

 

Nuk ka ankesa të refuzuar nga Agjencia.

 

10. Numri i ankesave të hedhura poshtë nga Agjencia dhe arsyet e hedhjes poshtë së tyre.

 

Me vendim të agjencisë nën nr.08-743 të datës 05.03.2020, ankesa e deklaruar nga A.I nga Shkupi është e hedhur poshtë si e palejuar. Në arsyetimin e aktvendimit theksohet se kërkuesi në rastin konkret nuk ka parashtuar kërkesë për qasje tek informatat me karakter publik në pajtim me nenin 16 nga LQLIKP, por ka parashtruar kërkesë në pajtim me kompetencat e Gjykatës themelore civile Shkup.

 

Shkup, 18.01.2021.

Kryetari I gjykatës

Ilir Sulejmani

 

Personi zyrtar për ndërmjetësim

me informatat me karakter publik

Svetllana Zhupanovska

 

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_