SHPALLJE PUBLIKE NUMËR-5/2019 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR-5/2019

Risi  |  6 Dhj 2019
SHPALLJE PUBLIKE NUMËR-5/2019 për punësim në kohë të pacaktuar të 1 (një) nëpunësi gjyqësor për vendin e punës: 1.Kategoria B, niveli B-4, Udhëheqës i sektorit për konteste të punës 1-realizues

Në bazë  të nenit 17 paragrafi 1, nenit 20 paragrafi 1 alinea 1 dhe nenit 25 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 43/14, 33/15, 98/15, 06/16, 198/18 dhe 248/18) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, të zbatimit të selektimit adminisrtativ, të provimeve, kontrollit të vërtetësisë së dëshmive  dhe intervistës, si dhe mënyrës së bodimit të tyre dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit në varshmëri të kategorive të vendeve të punës, si dhe çështje tjera në lidhje me procedurën për punësim të nëpunësave gjyqësorë (“Gazeta zyrtare  e Republikës së Maqedonisë” numër 236/18)

 

      GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

shpall

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR-5/2019

për punësim në kohë të pacaktuar të 1 (një) nëpunësi gjyqësor për vendin e punës:

 

1.Kategoria B, niveli B-4, Udhëheqës i sektorit për konteste të punës 1-realizues

 

Kushtet e veçanta për vendin e punës  të përcaktuara në Ligjin për Shërbim Gjyqësor dhe me Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës  në gjykatë:

 

Më së paku 300 kredi të  fituara sipas SETK ose të ketë kryer shkallën VII/1, fakultet juridik dhe të ketë dhënë provimin e jurisprudencës

 

Më së paku katër vite përvojë pune në profesion pas dhënies së provimit të jurisprudencës

 

 

Njohje aktive të programeve kompjuteristike për punë në zyrë , si dhe njohje të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Unionin Europian (anglisht, frengjisht ose gjermanisht)

 

Kohëzgjatja ditore e punës 8 (tetë) orë, nga ora 07:30 gjer më 15:30, pauza ditore nga ora 11:00 gjer më ora 11:30, kohëzgjatja javore e punës 40 orë, ditë pune nga e hëna gjer të premten, rroga bazë neto 34.405,00 denarë.

 

Përkrah kushteve të veçanta të punës, të parapara në Ligjin për Shërbim Gjyqësor si dhe Rregullores për sistematizim të vendeve të punës në gjykatë, kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë edhe  kushtet e përgjithshme për punësim të nëpunësave gjyqësor, të përcaktuara me nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor dhe atë : të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jetë i moshës madhore, të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënimi ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

Kandidatët janë të detyruar të parashtrojnë fletëparaqitje të plotësuar (formular të publikuar në “ Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr 236/18) nëpërmjet postës në adresën vijuese : GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP bul.Goce Dellcev nr.4, 1000 Shkup (me shënim për shpalljen nr.5/2019) ose nëpërmjet njësisë për pranim të Gjykatës themelore civile Shkup. Fletëparaqitjet për punësim mund të merren edhe në njësinë për pranim në Gjykatën themelore civile Shkup, çdo ditë nga ora 08,30 gjer më ora 14,30.

Me fletëparaqitjen kandidatët janë të obliguar në origjinal ose në kopje të vërtetuar tek noteri, t’i dërgojnë dëshmitë të përcaktuara në nenin 26 pargrafi 2 dhe paragrafi 3 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor (‘Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ nr 43/14, 33/15, 98/15, 06/16, 198/18 dhe 248/18), si dhe vërtetim mjeksor për gjendje të përgjithshme shëndetsore për vendin e punës dhe vërtetim se me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënimi ndalim për kryerje të profesionit , veprimtarisë ose detyrës.

 

Afati për paraqitje në shpalljen publike është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit të tij në gazetat ditore.

 

Kandidati i cili ka vendosur të dhëna të rrejshme në fletëparaqitje diskualifikohet nga procedura e mëtutjeshme.

 

Koha dhe data e mbajtjes së selektimit administrativ, provimi (pjesa profesionale dhe gjuha e huaj) dhe intervista do të publikohen në faqen e internetit të Gjykatës themelore civile Shkup.

 

                                                                                    GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_