KUMTES
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
KUMTES
KUMTES
Këshilli Gjyqësor i RMV dënon ashpër sjelljen e avokatit Jovica Strashovski, avokat për ish kryetarin e komunës Gazi Baba, në çështjen TNT që kërcënon publikisht gjyqtarin porotë, kryetarin e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit dhe kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor.
Në këtë mënyrë, avokati Strashovski, përveç rolit të mbrojtësit, kërkon të menaxhojë procedurat në çështjen TNT, dhe të marrë rolin e gjykatësit, në kundërshtim me rregullin e ligjit, segmenti i të cilit është parimi i gjykimit brenda një kohe të arsyeshme.
Këshilli Gjyqësore nuk mund të ndërhyjë në menaxhimin me lëndët, por është e interesuar që procedurat të përfundojnë pa zvaritje dhe në afat të caktuar.
Këshilli Gjyqësore informon se kërkesa e Kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për zgjatjen e mandatit të gjyqtarit porotë ishte hedhur në rend dite në seancën e 328 të Këshillit Gjyqësore më 25.12.2019. Disa nga pikat e rendit të ditës janë shtyrë për 30.12.2019. Për shkak të mungesës së një kuorumi për vendimmarrje dhe nevojës që materialet të paraqiten dhe ekzaminohen nga anëtari i Këshillit të sapozgjedhur, seanca u shty në 27.01.2020.
Në fakt, Këshilli Gjyqësor informoi publikun me njoftimet paraprake të publikuara në web-faqen e vete të internetit.