KUMTES [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

KUMTES

Njoftim për opinionin  |  8 Jan 2020
Këshilli Gjyqësor i RMV dënon ashpër sjelljen e avokatit Jovica Strashovski, avokat për ish kryetarin e komunës Gazi Baba, në çështjen TNT që kërcënon publikisht gjyqtarin porotë, kryetarin e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit dhe kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

KUMTES

Këshilli Gjyqësor i RMV dënon ashpër sjelljen e avokatit Jovica Strashovski, avokat për ish kryetarin e komunës Gazi Baba, në çështjen TNT që kërcënon publikisht gjyqtarin porotë, kryetarin e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit dhe kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Në këtë mënyrë, avokati Strashovski, përveç rolit të mbrojtësit, kërkon të menaxhojë procedurat në çështjen TNT, dhe të marrë rolin e gjykatësit, në kundërshtim me rregullin e ligjit, segmenti i të cilit është parimi i gjykimit brenda një kohe të arsyeshme.

Këshilli Gjyqësore nuk mund të ndërhyjë në menaxhimin me lëndët, por është e interesuar që procedurat të përfundojnë pa zvaritje dhe në afat të caktuar.

Këshilli Gjyqësore informon se kërkesa e Kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për zgjatjen e mandatit të gjyqtarit porotë ishte hedhur në rend dite në seancën e 328 të Këshillit Gjyqësore më 25.12.2019.
Disa nga pikat e rendit të ditës janë shtyrë për 30.12.2019. Për shkak të mungesës së një kuorumi për vendimmarrje dhe nevojës që materialet të paraqiten dhe ekzaminohen nga anëtari i Këshillit të sapozgjedhur, seanca u shty në 27.01.2020.

Në fakt, Këshilli Gjyqësor informoi publikun me njoftimet paraprake të publikuara në web-faqen e vete të internetit.