Kumtesë nga seancën e 436-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 29.03.2023. [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seancën e 436-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 29.03.2023.

Njoftim për opinionin  |  29 Mar 2023

KUMTESË


Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se  në senacën e 436-të e mbajtur me datë 29.03.2023 vendosi si në vijim:


    Me kënaqësi të veçantë e informojmë opinionin se pas një periudhe të gjatë kohore pas Publikimit të Shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Tetovë, sipas kritereve të reja për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatën më të lartë dhe për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës, pas vlerësimit të jashtëzakonshëm të kandidatëve për gjyqtarë dhe kryetar të gjykatës, u zgjodhën gjyqtarët dhe kryetari i gjykatës.

    Për gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për fushën civile janë zgjedhur Anita Boshkovska dhe Katerina Georgievska gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup.

    Për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivarë në fushën penale janë zgjedhur Daut Rustemi- gjyqtar në Gjykatën Themelore Gostivar dhe Aleksandar Milloshevski gjyqtar në Gjykatën Penale Shkup.

    Për kryetar të Gjykatës Themelore Tetovë është zgjedhur Hasan Asani-gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë.

Në të njejtën seancë u vendosë edhe në vijim:

Miratuan:
-Procesverbalin nga seanca e 431-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 20.02.2023 dhe

- Procesverbalin nga seanca e 432-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 28.02.2023;

-Është shqyrtuar Raporti për vendet e lira për gjyqtarët  në Gjykatat Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe u sollë vendim për Publikimin e Shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarve në Gjykatat Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë:
-për zgjedhjen e 3 (tre) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Manastir;
-për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Krushevë;
-për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Ohër,
-për zgjedhjen e 6 (gjashtë) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Prilep;
-për zgjedhjen e 4 (katër) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Strugë;
-për zgjedhjen e 3 (tre) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Kërçovë;
-për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Tetovë;
-për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Kumanovë;
-për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Berovë;
-për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Dellçevë;
-për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Radovish;
-për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Strumic;
-për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtarve në Gjykatën Themelore Sveti Nikollë;

Është formuar Komisioni për renditjen e kandidatëve për gjyqtarë nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, në përbërje janë: Kryetar i komisionit Mirsad Suroji, anëtarë të Komisionit Loreta Gorgieva, Sashko Georgiev, M-r Milazim Mustafa dhe Pavlina Crvenkovska;

Është sjellur vendim për ndërprerjen e funksionit gjykatës-porotë në Gjykatën Themelore Koçani për Mitko Qosevski, për shkak të moshës 60 vjeç;

Është marrë Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për  vlerësimin e kryetarëve të gjykatave themelore në Rajonin e Apelit Shtip, në mënyrë që në vend të "Vesna Dimitrievska Nakova - Anëtare e Komisionit, gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Shtip", të qëndroj "Toni Dellev - Anëtar i Komisionit, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shtip".