Тakim pune në mes kryetarit të Gjykatës z.Burim Sejdini dhe Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Тakim pune në mes kryetarit të Gjykatës z.Burim Sejdini dhe Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve

Risi  |  20 Dhj 2019
Тakim pune në mes kryetarit të Gjykatës z.Burim Sejdini dhe Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve

Më datë 19.12.2019 në hapësirat e Gjykatës Administrativë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u realizua takim pune në mes kryetarit të Gjykatës z.Burim Sejdini dhe Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve. Nga ana e përfaqësuesve të Agjencisë u theksua nevoja për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, mënyra për zbatimin e të njejtit si dhe analiza e praktikës së deritashme institucionale në aspekt të implementimit dhe zbatimit të tij. Kryetari Sejdini duke e shprehur kënaqësinë e tij nga takimi në fjalë, e përshëndeti gatishmërinë e Agjencisë në aspekt të përkrahjes që e jep kundrejt institucioneve në pjesën e implementimit të ligjit. Theks I veçantë u vu në përpjekjet e deritashme që Gjykata I ka ndërrmarë, të cilat parasëgjithash kanë të bëjnë me zbatimin e dygjuhësisë në tabelat institucionale të Gjykatës si dhe në vulat dhe dokumentet zyrtare të së njejtës. Kryetari Sejdini në veçanti theksoi nevojën për përforcimin e kapaciteteve në kuadër të Gjykatës që do të mund të realizohej përmes angazhimit të përkthyesve dhe lektorëve profesionistë si bartës kyç të zbatimit të procesit, si dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kahje të promovimit, ruajtjes dhe përforcimit të së drejtës së qytetarëve për të përdorur gjuhët zyrtarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjykatа Administrativë

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_