Në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë janë formuar katër sektorë gjyqësorë:
- Sektori i veprave penale,
- Sektori i veprave civile,
- Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe
- Sektori i praktikës gjyqësore.
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë çështjet nën kompetencën e saj i realizon përmes:
- këshillave,
- seancës së sektorëve,
- seancës së përbashkët të sektorëve,
- mbledhjeve të gjyqtarëve dhe
- mbledhjes së përgjithshme.
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përgjithshme:
- vendos për qëndrime parimore dhe mendime parimore juridike sipas çështjeve që kanë kuptim sigurimin e unifikimit me zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave në afat prej 3 muaj, por jo më tepër se gjashtë muaj me vet iniciativë të kryetarit të gjykatës ose me vet iniciativë në mbledhjen e gjyqtarëve ose sektorëve gjyqësor të gjykatave ose me iniciativë të avokatëve dhe i publikon në ueb faqen e Gjykatës supreme.
- jep mendime sipas propozimeve të ligjeve dhe rregullave të tjera kur me të rregullohen çështje me kuptim të punës së gjykatave,
- shqyrton çështje lidhur me punën e gjykatave, zbatimin e ligjeve dhe praktikën gjyqësore,
- sjell rregullore për punën e saj,
- sjell program për punën e gjykatës,
- parashtron propozim në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për udhëtim të gjyqtarit në gjykatë tjetër,
- sjell kodeksin etik për gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë , me propozim të shoqatës së gjyqtarëve,
- mund të parashtrojë kërkesë për ngritjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë së gjyqtarit ose kryetarit të gjykatës,
- parashtron iniciativë për ngritjen e procedurës para Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për konstatimin e aftësisë përherë të humbur për realizimin e funksionit të gjyqtarit,
- emëron anëtarë të këshillit për marrje të vendimit sipas ankesës kundër vendimit të sjellë nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisës së Veriut, siç parashihet me ligj,
- shqyrton sipas kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimeve të këshillave të saj,
- vendos sipas kërkesave për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- shqyrton raportin e punës së saj dhe raportet e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti i azhurnimit dhe kualitetit të punës, sjell konkluzione sipas tyre dhe është përgjegjës që të ndjek zbatimin e tyre dhe
- realizon edhe çështje të tjera siç parashihen me ligj.
(2) Qëndrimet parimore dhe mendimet parimore juridike që i konstaton Gjykata supreme në mbledhjen e përgjithshme janë të detyrueshme për të gjitha këshillat e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
(3) Qëndrimet e konstatuara parimore dhe mendimet juridike të çështjeve me kuptim të sigurimit të unitetit në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i publikon në web faqen.
(4) Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë dërgon Raport vjetor për punën e saj, në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri në fund të shkurtit të vitit që rrjedh për vitin e kaluar.
Ligji për gjykatat (G. Zyrtare e RM nr.58/2006)
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat (G. zyrtare e RM nr.35/08)
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat (G. Zyrtare e RM nr.150/10)
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat ( G. Zyrtare e RM nr.83/18)
Ligji plotësimin e Ligjit për gjykatat (G. Zyrtare e RM nr.198/18)
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat (G. Zyrtare e RMV nr.96/19)
Rregullore e punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (G. Zyrtare e RMV nr.14/22)
Rregullore për mënyrën e funksionimit të sistemit informatik gjyqësor në gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut (G. Zyrtare e RMV nr.13/24)