Qasje të lirë në informatat me karakter publik [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Qasje të lirë në informatat me karakter publik (kontakti dhe forma e kërkesës)

Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta zyrtare e RMV” nr.101/19) Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgatiti në vazhdim: 

LISTË TË INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK

Listën e informacioneve me karakter publik të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përbëjnë grupet e informacioneve në vazhdim:

1 Informacione për të dhëna të përgjithshme 6 Praktika gjyqësore: Vendime të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mendime juridike parimore dhe qëndrime, sentenca
2 Informacione të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut 7 Informacione për publikun
3 Informacione për seanca të përgjithshme 8 Formularë dhe dokumente
4 Statistika e Gjykatës 9 Prokurime publike
5 Dispozita kushtetuese, ligjore, Rregullorja e punës, ligje procedurale    

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin informacion me karakter publik që e ka përgatitur ose me të cilin posedon Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me plotësimin e – Kërkesës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, të cilën mund ta marrin në arkivin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose ta shkarkojnë këtu.  

Kërkesa për informacionin mund të dërgohet në formë të shkruar në adresën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bul. Kërste Misirkov nr.8 ose në e-mail: vesna.andonoska@vsrm.mk

Qytetarët mund të informohen për të gjitha çështjet në interes të tyre lidhur me të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik edhe përmes telefonit: 02/3136044.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik si person zyrtar për ndërmjetësim me informacione përcaktoi: Mr. Vesna Andonoska – Këshilltare e pavarur gjyqësore

 

 Shkarko

Kontakt

Vesna Andonoska

Telefon:
02/3136044
Telefon celular:

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit

  • KONKURS PUBLIK për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    Risi  | 4 Sht 2025
    Në bazë të Vendimit për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nr. 50-7242/5 të datës 22 korrik 2025, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 150/25), dhe në lidhje me nenin 22 nga Protokolli numër 11 ndaj Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, me të cilin ndryshon mekanizmi i kontrollit të përcaktuar me Konventën për të Drejtat e Njeriut, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpall [më shumë]
  • Vizitë nga përfaqësues të lartë të Iniciativës ndërkombëtare Partneritet për qeverisje të hapur

    Njoftim për opinionin  | 3 Sht 2025
    Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani më 03.09.2025, zhvilloi takim me përfaqësuesit e lartë të Iniciativës ndërkombëtare Partneritet për qeverisje të hapur z. Aidan Ejakuza, drejtor ekzekutiv i Partneritetit për qeverisje të hapur, Sandra Pernar, koordinatore e lartë regjionale për Evropë dhe Gordana Gapiq Dimitrovska, koordinatore nacionale, Ministria e administratës publike. Në takim i pranishëm ishte edhe Zharko Haxhi Zafirov – bashkëkryetar i Këshillit për gjyqësor të hapur. [më shumë]
  • Mbledhje pune me përfaqësues të Bankës Botërore

    Njoftim për opinionin  | 24 Kor 2025
    Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot më 24 korrik 2025, mbajti mbledhje pune me përfaqësuesit nga Banka Botërore, Zoran Skopljak dhe Marina Matiq Boshkoviq. [më shumë]

Të gjitha lajmet