Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
R E N D D I T E
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 18.06.2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt maj, qershor dhe korrik 2024;
3. Vazhdimi i diskutimit dhe përcaktimi i tekstit të mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se a paraqet shkelje thelbësore të procedurës kontestimore të nenit 343 paragrafi (1) në lidhje me nenin 246 të Ligjit për procedurë penale, në qoftë se gjykata cakton super ekspertizë në kushte kur nuk ka dy ekspertiza kundërshtuese (kjo pikë është shtyrë nga seanca e mbajtur më 27.11.2023);
4. Diskutimi mbi kërkesën e avokatit Cvetozar Risteski nga Struga, për miratimin e mendimit juridik për zbatimin e dispozitave për borxh-qira dhe për kompensim të dëmit;
5. Diskutimi mbi kërkesën e Marjanço Veselinovski nga Dellçeva, për miratim të mendimit juridik në lidhje me Ligjin për eksproprijim lidhur me çështjen se a janë objektet e Njësive të mëdha tregtare objekte me interes publik dhe në bazë të një plani urbanistik me të cilin planifikohet ndërtimi i Njësive të mëdha tregtare a mund të humbet pronësia e tokës;
Në seancën e mbajtur, Sektori i veprave civile:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 18.06.2024;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt maj, qershor dhe korrik 2024;
Pikën e tretë, të katërt dhe të pestë të rendit të ditës, i shtyu për në seancën e ardhshme;