Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe në gjykatat themelore Gostivar, Tetovë dhe Dibër [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe në gjykatat themelore Gostivar, Tetovë dhe Dibër

Risi, Njoftim për opinionin  |  18 Qer 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe në gjykatat themelore Gostivar, Tetovë dhe Dibër.

 

Në kuadër të vizitave, kryetarja Ademi, realizoi takim me kryetarin e Gjykatës së Apelit Gostivar, Bekim Mehmedi, me kryetarin e Gjykatës Themelore Gostivar, Eljesa Aliji, me gjyqtarin Sadulla Izairi dhe me kryetarin e Gjykatës Themelore Dibër, Mersim Marku.

Në vizitat e punës, u bisedua për disa çështje të rëndësishme për funksionimin e gjykatave, me theks të veçantë mbi nevojën e pavarësisë financiare, mbi sigurimin me kuadër profesional dhe me gjyqtarë, përparimin e përditësimit dhe efikasitetit, realizimin e projekteve dhe investimet kapitale, mirëmbajtjen e ndërtesave gjyqësore dhe qasjen te qytetarët.

Njëkohësisht, në këto takime u bisedua edhe për çiltërsinë dhe transparencën, arkivimin e lëndëve, nevojën për teknologji informatike dhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm të gjykatave.

Në këtë drejtim, në mbledhjet e punës u potencua se Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë e shtetit edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohet për gjyqësor të avancuar dhe aktivitete që themelohen në parimin e sundimit të së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit nga aspekti ligjvënës, funksional dhe financiar.

 


 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_