Mbledhje pune me përfaqësues të Bankës Botërore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Mbledhje pune me përfaqësues të Bankës Botërore

Njoftim për opinionin  |  24 Kor 2025
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot më 24 korrik 2025, mbajti mbledhje pune me përfaqësuesit nga Banka Botërore, Zoran Skopljak dhe Marina Matiq Boshkoviq.

Qëllimi i mbledhjes ishte prezantimi i Raportit për progresin, të përpunuar në bazë të rezultateve nga hulumtimi i zbatuar në vend për perceptimet ndaj sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët, prokurorët, të punësuarit në administratën gjyqësore, si dhe avokatët, në kuadër të projektit BE-ja për Sundimin e ligjit: mbështetja në krijimin e politikave të themeluara në prova për perfomansat e sistemit të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor.

Të pranishmit, u pajtuan se ky hulumtim është me rëndësi të posaçme për mbështetjen e reformave dhe modernizimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Gjykatës Supreme, i përsëriti angazhimet për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për avancimin e situatës në sistemin e drejtësisë në vend.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_