Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore ndërkombëtare në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore ndërkombëtare në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore
Njoftim për opinionin
|
28 Shk 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, më 26.02.2022, me ftesë të Rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore Akad. Prof. Abdylmenaf Bexheti, u paraqit me fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore ndërkombëtare në temën: “Sundimi i të drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor në kontributin ndaj ardhmërisë në Europë”.
Në paraqitjen e saj, kryetarja Ademi theksoi rëndësinë për sundimin e të drejtës si prioritet në agjendën e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procesin e Integrimit evropian të vendit tonë, dhe u përqendrua edhe në rolin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ndjekjen dhe zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, si dhe sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve nga gjykatat duke ofruar siguri juridike dhe drejtësi të parashikueshme në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.