Takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor”
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor”




Në këtë takim, u diskutua për procesin e zbatimit të drejtësisë ekologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për sfidat, mundësitë dhe praktikat më të mira për avancimin e implementimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe menaxhimin me ndryshimet klimatike.
Kryetari Fidani e potencoi rëndësinë e rolit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në sigurimin e barazisë për zbatimin e ligjeve nga gjykatat, në mënyrë që Seanca e përgjithshme miratoi Qëndrim parimor për realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor përmes sigurimit të mbrojtjes gjyqësore nga akte të paligjshme dhe veprime me të cilat cenohen të drejtat e garantuara kushtetuese dhe liritë e njeriut dhe qytetarit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor.
Ekspertët e theksuan nevojën për edukimin e vazhdueshëm dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe nëpunësve tjerë gjyqësor për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, për kuptimin më të mirë dhe zbatimin e instrumenteve relevante juridike.
Bashkëbiseduesit shprehën përkushtim të fuqishëm për promovimin dhe avancimin e drejtësisë ekologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdimin e bashkëpunimit për krijimin e një kornize më të fuqishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurisë juridike, parashikimit dhe njëjtësisë së ligjit për të gjithë qytetarët.