Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë vërejtur pozitivisht në Raportin e ri të OSBE – së, për mbikëqyrjen e proceseve gjyqësore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë vërejtur pozitivisht në Raportin e ri të OSBE – së, për mbikëqyrjen e proceseve gjyqësore

Risi  |  5 Qer 2024
Organizata për sigurim dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), publikoi Raportin nga mbikëqyrja e proceseve gjyqësore në Ballkanin Perëndimor “Nga letra në praktikë” – Vlerësimi i efektivitetit në reagimin gjyqësor të krimit serioz të organizuar dhe korrupsionit”.

 

Si një nga aktivitetet pozitive të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut vërehet miratimi i qëndrimit parimor, në të cilin theksohet se gjykatat duhet t’i publikojnë aktgjykimet dhe vendimet që nuk janë të plotfuqishme, sidomos në rastet me interes të lartë publik.

Në Raportin, theksohet se qasja në aktgjykimet e shkruara paraqet sfidë që i referohet dispozitave ligjore kundërthënëse dhe arsyetohet se në përputhje me Ligjin për gjykatat dhe me Ligjin për udhëheqjen me qarkullimin e lëndëve në gjykata, gjykatave iu ndalohet që publikisht t’i publikojnë aktgjykimet e shkruara, përveç nëse ato nuk janë të plotfuqishme. Kjo është në kundërshtim me LPP, që imponon të gjitha aktgjykimet gjyqësore të jenë publike dhe në dispozicion në formë të shtypur ose në formë elektronike.

Në këtë drejtim, në Raportin theksohet rëndësia e qëndrimit parimor të Gjykatës Supreme nga dhjetori i vitit 2022, ku miratohet publikimi i vendimeve që nuk janë të plotfuqishme, sidomos në rastet me interes publik.

Sipas Ligjit për gjykatat, një nga kompetencat e Gjykatës Supreme është që gjatë seancës së saj të përgjithshme të miraton qëndrime parimore dhe mendime juridike parimore për çështje të rëndësishme për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve nga gjykatat.

Gjithashtu, ndër të tjerat, në Raportin theksohet edhe rëndësia dhe nevoja për mbledhjet e përbashkëta punuese midis Gjykatës Supreme dhe gjykatave të apelit dhe dhënia e prioritetit në përmirësimin e cilësisë së vendimeve.

Në Raportin, theksohet edhe rëndësia dhe nevoja për botimin e përmbledhjeve me shembuj të mirë të vendimeve dhe aktgjykimeve dhe theksohet rëndësia për bashkëpunimin e përbashkët Qendrës IT në Gjykatën Supreme me Këshillin për IKT në organet gjyqësore për përforcimin e cilësisë dhe sigurinë e sistemeve për incizim vizual - me zë në sallën e gjykimit.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_