Mbledhje pune me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Mbledhje pune me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Njoftim për opinionin  |  21 Kor 2025
Në pajtim me Memorandumin e lidhur për bashkëpunim, sot më 21 korrik 2025, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, mbajti mbledhje pune me drejtorin ekzekutiv Darko Avramovski dhe Ivana Petkovska, koordinatore e projektit të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Në këtë mbledhje u diskutua për planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe sidomos për organizimin e takimit në nivel të Gjykatës Supreme me katër gjykatat e apelit, për shqyrtimin e çështjeve juridike të cilat janë të rëndësishme për unifikimin e praktikës gjyqësore.

Kryetari Fidani e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar në realizimin e angazhimeve për avancimin e sistemit të drejtësisë.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_