Mbledhje pune me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Mbledhje pune me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Njoftim për opinionin
|
21 Kor 2025
Në pajtim me Memorandumin e lidhur për bashkëpunim, sot më 21 korrik 2025, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, mbajti mbledhje pune me drejtorin ekzekutiv Darko Avramovski dhe Ivana Petkovska, koordinatore e projektit të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.



Në këtë mbledhje u diskutua për planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe sidomos për organizimin e takimit në nivel të Gjykatës Supreme me katër gjykatat e apelit, për shqyrtimin e çështjeve juridike të cilat janë të rëndësishme për unifikimin e praktikës gjyqësore.
Kryetari Fidani e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar në realizimin e angazhimeve për avancimin e sistemit të drejtësisë.