Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën për rekomandimet e Misionit të vlerësimit për reformat në Këshillin gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën për rekomandimet e Misionit të vlerësimit për reformat në Këshillin gjyqësor

Risi  |  10 Tet 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në Konferencën përkushtuar rekomandimeve të Misionit të vlerësimit për reformat në Këshillin gjyqësor, në organizim të Institutit për të drejtat e njeriut.

      

Kryetarja Ademi, në fjalimin e saj tha se për rekomandimet e Misionit të vlerësimit me rëndësi vendimtare është vet dinamika dhe vazhdimësia në zbatimin e tyre. 

„Këto rekomandime lidhen drejtpërdrejtë edhe me parimet e sundimit të së drejtës. Qasja transparente ndaj këtyre çështjeve, e bazuar në diskutime publike dhe profesionale do të japë një kontribut të madh në zbatimin e tyre. Rekomandimet janë bazë për reformat e nevojshme të Këshillit gjyqësor dhe ato duhet të shihen edhe nga prizmi i rrugës evropiane të shtetit. Ky është thelbi dhe qëllimi i tyre. Për këto arsye, dinamika dhe vazhdimësia e zbatimit të tyre është e një rëndësie vendimtare.  

Por, duhet pasur gjithmonë parasysh se ndryshimet sjellin sfida për të cilat nevojitet respekt të vazhdueshëm të parimeve për gjyqësor të pavarur, synime të sinqerta të bazuara në etikë dhe ndërgjegje dhe shumë përkushtim dhe inkurajim. Duhet një nxitje për të ndryshuar kulturën juridike sepse parimet duhet të jenë praktikë e gjallë, jo fjalë deklarative.

Gjykata Supreme ka një vizion dhe përkushtim të qartë për pavarësinë e gjyqësorit. Transparenca, integriteti, profesionalizmi, mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja e interesit publik dhe besimi publik janë postulate themelore në punën e Gjykatës Supreme.

Vetëm duke respektuar dhe zbatuar këto postulate dhe parime dhe duke respektuar në vazhdimësi parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve mund të sigurohet pavarësia e vërtetë e gjyqësorit”, theksoi në fjalimin e saj kryetarja e Gjykatës Supreme.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_