Gjykata Supreme është vlerësuar me nivel të lartë të transparencës në Raportin e ri për qasje të lirë në informacionet [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme është vlerësuar me nivel të lartë të transparencës në Raportin e ri për qasje të lirë në informacionet

Risi  |  20 Maj 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është vlerësuar me nivel të lartë të transparencës në Raportin e ri për kontrollin e realizuar të dokumenteve dhe informacioneve të publikuara, të cilat poseduesit e pushtetit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të obliguar t’i publikojnë në ueb – portalet e tyre.

 

 

Në Raport vërehen të dhënat për zbatimin konsekuent të dispozitave të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik dhe realizimi i të drejtës së qytetarëve për qasjen e lirë në informacionet.  Në këtë Raport theksohet niveli i lartë i transparencës të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut që shënon trend të lartë.

Njëkohësisht, në Raportin tregohet se informacioni është një parakusht për pushtet me përgjegjësi dhe bazë për proceset demokratike. Informacionet për punën e poseduesve iu mundësojnë qytetarëve që në mënyrë adekuate të nxjerrin konkluzione dhe të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për çështje të cilat janë në interesin e tyre. Transparenca dhe qasja në informacionet me karakter publik janë instrumente të pandara në luftën kundër korrupsionit.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_