KONKURS PUBLIK për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
KONKURS PUBLIK për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të bëjë zgjedhjen e tre kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë minimum këto kushte:
-
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
-
Të gëzojnë reputacion të lartë moral;
-
Të plotësojnë kushtet e domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të larta gjyqësore ose të jenë profesionistë juridik me kompetencë të pranuar (minimum 12 vjet përvojë në profesionin përkatës);
-
Të jenë më të rinj se 65 vjet;
-
Të kenë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;
-
Të zotërojnë në mënyrë aktive (niveli C) njërën dhe të zotërojnë në mënyrë pasive (niveli A) tjetrën gjuhë zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht dhe frëngjisht);
Për të vërtetuar kushtet e sipër theksuara, kandidatët janë të detyruar t’i dorëzojnë këto dokumente:
-
Certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;
-
Biografi të plotësuar siç duhet (curriculum vitae) formulari i të cilit është publikuar në ueb - faqet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: www.mfa.gov.mk, Ministrisë së Drejtësisë: www.pravda.gov.mk, Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut: http://www.vsrm.mk/wps/portal/vsrm/sud/, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.ustavensud.mk, Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut: http://www.vsrm.mk/wps/portal/ssrm/sud/oglasi/, Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.sjorm.gov.mk dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik: www.jpacademy.gov.mk (kandidatët janë të detyruar të plotësojnë formularin në gjuhën maqedonase dhe në njërën nga të dyja gjuhët e huaja – anglisht ose frëngjisht);
-
Një letër motivuese në gjuhën maqedonase dhe në njërën nga të dyja gjuhët e huaja (anglisht ose frëngjisht);
-
Referenca nga shoqëri përkatëse, nga oda dhe organe të tjera profesionale akademike nga fusha përkatëse, të cilës i përkasin profesionalisht (varësisht se a bëhet fjalë për kandidat me përvojë si gjyqtar, prokuror publik, avokat, profesor dhe të ngjashme), dhe me të cilat do të vërtetohet plotësimi i kushtit “reputacion të lartë moral";
-
Certifikatë e pranuar ndërkombëtare për njohjen e gjuhëve të huaja, të lëshuar nga testues zyrtar evropian (anglisht dhe frëngjisht) minimum niveli C për gjuhën që e zotërojnë në mënyrë aktive dhe certifikatë minimum të nivelit A për gjuhën që e zotërojnë në mënyrë pasive.
-
Vërtetim se kundër kandidatit nuk është shqiptuar aktgjykim i plotfuqishëm, vërtetim se kundër kandidatit nuk udhëhiqet procedurë penale dhe vërtetim se aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë apo detyrës ( jo më të vjetra se 6 – gjashtë muaj);
Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar: 30 ditë nga dita e shpalljes së këtij Konkursi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët e interesuar janë të detyruar që dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë në arkivin e MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË SË JASHTME, në këtë adresë: Bulevardi “Filipi i II-të Maqedonas” nr.7, 1000 Shkup (me shënim “për konkursin për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”), ose në mënyrë elektronike, në adresën elektronike: konkurs.ECHR@mfa.gov.mk.
Pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve të interesuar, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të bëjë seleksionimin fillestar. Aplikimet e paplota dhe jo në kohë nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët do ta kalojnë seleksionimin fillestar do të ftohen në intervistë.
Tre formularët e CV (anglisht, frëngjisht dhe maqedonisht) mund ti shkarkoni në linqet në vijim: