Takim i kryetarit të GJSRMV-së, Afrim Fidani me Ambasadorin e BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Mihalis Rokas
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim i kryetarit të GJSRMV-së, Afrim Fidani me Ambasadorin e BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Mihalis Rokas




Në fokus të takimit të mbajtur, u potencua rëndësia e reformave aktuale për plotësimin e standardeve evropiane në fushën e sundimit të ligjit kryesisht për procesin euro integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Fidani, theksoi se në pajtim me rekomandimet e shënuara në Raportin e Bashkimit Evropian, do të angazhohet për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor, përmes rritjes së punës efikase të gjykatave, transparencën, bashkëpunimin me sektorin joqeveritar dhe forcimin e kapaciteteve si ato materiale – financiare ashtu edhe ato nga aspekti i burimeve njerëzore.
Ambasadori Rokas, potencoi se nevojitet pavarësia financiare e gjyqësorit, e cila duhet ta merr buxhetin e duhur të garantuar me ligj, për pavarësi autentike vis-a-vis autoriteteve tjera.
Këtë takim, bashkëbiseduesit e vlerësuan si hap të rëndësishëm dhe domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, duke konfirmuar përkushtimin e të dyja palëve në procesin e qasjes së vendit në familjen evropiane.