Pjesëmarrja në Konferencën vjetore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Pjesëmarrja në Konferencën vjetore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore

Njoftim për opinionin  |  9 Qer 2025
Një delegacion nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga UD kryetar i Gjykatës, dr. Xhemali Saiti dhe gjyqtarja dr. Mirjana Llazarova Trajkovska, janë të pranishëm në Konferencën vjetore të kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, që mbahet më 9 dhe 10 qershor 2025 në Vlorë, Republika e Shqipërisë.

Konferenca e organizuar nga Gjykata Supreme e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me CEELI Institute, është një nga ngjarjet më të rëndësishme gjyqësore në nivel rajonal dhe paraqet forum për diskutimin e çështjeve të rëndësishme nga fusha e drejtësisë, sundimin e ligjit dhe pavarësinë gjyqësore.

Besimi i publikut në gjyqësorin, sfidat me të cilat përballen Gjykatat Supreme në sigurimin e interpretimit të unifikuar të ligjeve dhe përdorimin e pajisjeve digjitale në shërbimin e drejtësisë efikase, janë pjesë nga temat e zgjedhura për diskutim dhe analizë të përbashkët të kryetarëve të pranishëm të gjykatave dhe gjyqtarët e gjykatave më të larta të rajonit, për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe eksperiencave.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_