Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Konferencën rajonale në Tiranë
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Konferencën rajonale në Tiranë
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, mori pjesë në Konferencën rajonale kushtuar integritetit të gjyqësorit dhe prokurorisë, që u mbajt në Tiranë, më 25-26 shtator, në organizim të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të OSBE-së në Shqipëri.
Kryetari Fidani, pati fjalim në kuadër të panelit të dytë ”Roli institucional i inspektuesve gjyqësor dhe trupat disiplinor në menaxhimin demokratik dhe shërbimet disiplinore si rojtarë të integritetit”.
Konferenca, iu përkushtua shkëmbimit të praktikave të mira për forcimin e mekanizmave për integritetin dhe avancimin e procedurave disiplinore në gjykata, për arritjen e harmonizimit më të mirë të standardeve ndërkombëtare, rrjetëzimit dhe forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve të drejtësisë në rajon.