Kryetari i Gjykatës Supreme zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetari i Gjykatës Supreme zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot mbajti takim pune me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Kilijan Val. Në takim morën pjesë edhe Shefja e Sektorit për sundimin e ligjit të Misionit të OSBE – së në Shkup, znj. Rusudan Tabatazde dhe gjyqtarja Cvetanka Periq, zëvendëse e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim, u bisedua për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave gjyqësore, me një fokus të veçantë për integritetin dhe transparencën e gjykatave. Njëkohësisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht me problemin me mungesën e kuadrit të gjyqtarëve dhe kuadrit administrativo-profesional dhe nevojën për pavarësinë financiare si parakusht për veprimin me përditësim të çështjeve gjyqësore.
Kryetari Fidani, shprehu falënderim të thellë për mbështetjen eksperte të vazhdueshme që OSBE – ja e jep për gjyqësorin maqedonas, dhe të dyja palët e konfirmuan angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.