Gjykata Supreme mbajti Seancë të përgjithshme lidhur me të drejtën për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe ndotjen e ajrit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme mbajti Seancë të përgjithshme lidhur me të drejtën për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe ndotjen e ajrit

Risi  |  11 Kor 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot mbajti Seancë të përgjithshme në prani të përfaqësuesve të mediave publike, në të cilën u diskutua mbi çështjen lidhur me të drejtën e mjedisit të shëndetshëm jetësor, me Iniciativë të paraqitur nga Shoqëria e avokatëve Goxho, Kiçeec dhe Novakovski nga Ohri, për miratimin e mendimit juridik parimor dhe qëndrimit parimor.

 

 

Në Seancën e përgjithshme u theksua se ekziston nevoja për miratimin e qëndrimit parimor lidhur me shkeljen e të drejtës së mjedisit të shëndetshëm jetësor, përkatësisht sa Republika siguron, përkatësisht nuk siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor, në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara ligjore në fushën e mjedisit jetësor, sidomos në pjesën e ndotjes së ajrit.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, tha se kjo çështje që është çështje diskutimi është çështje me interes të lartë publik dhe se Gjykata Supreme synon të diskutojë dhe të vendos për çështje që është me domethënie esenciale dhe të jashtëzakonshme për qytetarët për mbrojtjen e të drejtës së tyre për mjedis të shëndetshëm jetësor.

Roli i Gjykatës Supreme është të sigurojë barabarësinë në zbatimin e ligjeve, përmes Seancës së përgjithshme dhe në atë mënyrë të ofrojë siguri dhe largpamësi juridike në përputhje me vlerat themelore kushtetuese. Sundimi i të drejtës, e drejta për mjedis të shëndetshëm jetësor është e garantuar në nenin 43 sipas të cilit, secili ka të drejtë për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe secili e ka për detyrë ta përparojë dhe ta mbrojë mjedisin jetësor dhe natyrën. Republika siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor. Sipas kësaj dispozite kushtetuese, obligim i Republikës është që qytetarëve të saj t’iu sigurojë kushte për realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor”, tha Ademi.

Gjyqtarët Dr. Xhemali Saiti, Mirjana Llazarova Trajkovska dhe Safet Kadrii, theksuan se Seanca e përgjithshme shqyrton mbi çështje që është çështje mjaft e rëndësishme me interes të lartë publik për të drejtën e qytetarëve për tërësi të shëndetshëm jetësor. Kjo çështje aktuale meriton një debat më të gjerë me një analizë të thellë, drejt të cilës synon jo vetëm shteti ynë por edhe shoqëria në tërësi, kur flitet për marrjen e masave dhe mbrojtjen nga rreziku i të drejtave të njeriut.

Në këtë drejtim, në Seancën e përgjithshme u theksua edhe rëndësia e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat individuale, por me të drejtat e popullsisë në përgjithësi.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i inkurajon gjykatat nacionale në situata të paqartësisë së ligjeve, që më gjerësisht të shprehin interpretimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore, për t’iu dërguar porosi shteteve të kenë detyrim pozitiv në mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve.

Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u nisur nga nevoja për miratimin e qëndrimit parimor, si dhe për një debat të nevojshëm më të gjerë publik, nxori konkluzion që në kuadër të diskutimit të ftohen edhe përfaqësues nga bashkësia akademike dhe publiku profesional, në përfshirjen e diskutimit profesional.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_