Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Qëndrimi parimor është lidhur me ankesat e deklaruara kundër vendimeve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka të bëjë me zbatimin direkt të dispozitave nga Kushtetuta dhe të Konventës Evropiane, që e garantojnë të drejtën e ankesës, mbrojtjen gjyqësore dhe mjetin juridik efikas.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se çështja për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet një sfidë të madhe për Gjykatën Supreme.
“Miratimi i Qëndrimit parimor ka një rëndësi të madhe dhe mund të thuhet edhe historike për gjyqësorin, për sistemin gjyqësor dhe për të drejtat e njeriut. Qëndrimin parimor nuk duhet parë si një qëndrim që i referohet një rasti individual, por si një qëndrim që ka një rëndësi më të gjerë shoqërore dhe juridike ngase me të krijohet praktika gjyqësore në aspektin e zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi Ademi.
Krahas miratimit të Qëndrimit parimor, Gjykata Supreme në Gjykatën Kushtetuese do të parashtrojë Iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave nga Ligji për Këshillin gjyqësor dhe njëkohësisht do të iniciojë ndryshime ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.