Ankesa kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevska refuzohet si e pabazë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ankesa kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevska refuzohet si e pabazë
Njoftim për opinionin
|
13 Mar 2024
Këshilli i veprave penale, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, morri vendim mbi ankesën e të akuzuarit A.GJ., të deklaruar kundër Aktvendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit, në lëndën penale të njohur në publik si “Vrasja e 14 – vjeçares Vanja Gjorçevska”.
Këshilli i veprave penale, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mbajtjes së seancës publike, më 13.03.2024 solli Aktvendim VKZH1-11/24, me të cilin ankesën e të akuzuarit A.GJ. nga Shkupi, të deklaruar përmes mbrojtësit Vlladimir Tufekxhiq, avokat nga Shkupi, e refuzoi si të pabazë dhe e konfirmoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSZH-223/24 të datës 01.03.2024.