Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar dhe e ka tejkaluar fluksin e lëndëve edhe krahas numrit të zvogëluar të gjyqtarëve dhe ka treguar efikasitet në punën në kuadër të burimeve njerëzore që janë në dispozicion, konstaton Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Raportin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërguar në Këshillin gjyqësor sipas nenit 37 të Ligjit për gjykatat, Gjykata Supreme vitin raportues 2023 e ka përfunduar si një gjykatë e përditësuar dhe efikase, duke realizuar kompetencën e saj sipas Kushtetutës, Ligjeve dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën, si dhe në pajtim me qëllimet e programit.
Në Raportin e Gjykatës Supreme theksohet se, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u nisur nga të dhënat e vitit raportues 2023 për aktivitete të realizuara, do të vazhdojë me aktivitetet dhe angazhimet për efikasitet, përditësim dhe pavarësi financiare dhe funksionale.