Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar lënda lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar lënda lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit
Njoftim për opinionin
|
16 Gsh 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon publikun se sot, më 16.08.2024, Gjykata Themelore Penale Shkup, Këshilli penal i Njësisë për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar sipas detyrës zyrtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 68 paragrafi (2) të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, dorëzoi aktvendim të plotfuqishëm KIOK-KS nr.180/24 të datës 08.08.2024, lidhur me ekstradimin e personit Blerim Ramadani nga Ferizaj, Republika e Kosovës, për të cilin është formuar lëndë në këtë gjykatë KR-32/24, që përmes AKMIS sistemit është shpërndarë te gjyqtari - referues për procedimin e mëtejshëm sipas kompetencave ligjore.