Takim pune i kryetares së Gjykatës Supreme dhe ministres së financave
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim pune i kryetares së Gjykatës Supreme dhe ministres së financave
Në takimin e punës u bisedua për disa çështje që kanë të bëjnë me përparimin e pavarësisë së financave të gjyqësorit nga aspekti i ndryshimeve të nevojshme të vendimeve ligjore, për realizimin e buxhetit gjyqësor, gjendjen me burimet njerëzore përkatësisht nevojën për kuadër të gjyqtarëve dhe atë profesional, realizimin e projekteve të nevojshme dhe investimet kapitale në gjyqësor, transparencën financiare dhe aktivitetet për përmirësimin e efikasitetit që lidhet drejtpërdrejtë me implikimet buxhetore dhe ekonomizimin e procedurave, por edhe me cilësinë e drejtësisë dhe zbatimin e standardeve evropiane.
Në takimin e punës u theksua se sigurohen mjete për shtesat e rrogave për administratën gjyqësore që luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sistemin gjyqësor dhe se me rëndësi thelbësore është edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i ndërsjellë për realizimin e angazhimeve për gjyqësor të pavarur, ligjor, funksionar dhe financiar.