Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Njoftim për opinionin
|
18 Jan 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 18.01.2022 (e martë), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:
RENDI I DITËS
1. Vendimmarrja mbi kundërshtimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore Veles, të deklaruar kundër Orarit vjetor për punën e Gjykatës Themelore Veles për vitin 2022, të miratuar nga Kryetari i Gjykatës Themelore Veles (e prolonguar nga data 11.01.2022).
2. Vendimmarrja mbi kundërshtimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli, të deklaruar kundër Orarit vjetor për punën e Kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarëve në Gjykatën Themelore Gjevgjeli me njësinë gjyqësore në Vallandovë për vitin 2022, të miratuar nga Kryetari i Gjykatës Themelore Gjevgjeli.
Seanca e përgjithshme, lidhur me pikat e rendit të ditës miratoi aktvendime me të cilat kundërshtimet e theksuara refuzohen.