Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val

Risi, Njoftim për opinionin  |  23 Shk 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val, në të cilin të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Gjykatës Supreme dhe të Misionit të OSBE – së, në Shkup.

 

 

Në takimin e punës, u bisedua mbi çështje aktuale nga sfera e gjyqësorit, me theks të veçantë të reformave të nevojshme nga aspekti ligjor dhe funksional.

Kryetarja Ademi theksoi se, bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së, në Shkup është me rëndësi të madhe dhe se aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup kanë rolin thelbësor për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe besimin publik.

Ambasadori Val, theksoi rolin pozitiv të Gjykatës Supreme dhe aktivitetet që i ndërmerr, dhe të cilat janë në drejtim të përparimit të pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit, që është vërejtur edhe në raportet ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, në takim u potencua se bashkëpunimi në mes Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së, në Shkup do të thellohet edhe më tej si kontribut i jashtëzakonshëm për sundimin e të drejtës.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_