Takim i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Holandës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Holandës

Njoftim për opinionin  |  21 Dhj 2021
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, gjatë ditës së sotme realizoi takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në shtetin tonë E.T. Dirk Jan Kop.

Në këtë takim, u bisedua për sfidat të cilat janë rregulluar para gjyqtarëve në zbatimin e Metodologjive të reja për vlerësimin e komplikimit të lëndëve, për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të kryetarëve të gjykatave, për të cilat në Seancën e përgjithshme dha mendim pozitiv, si dhe për rolin e gjyqtarëve mbi hapjen e Kreut 23 dhe 24 në kuadër të fillimit të negociatave për qasjen dhe integrimin e vendit në Unionin Evropian.

Njëkohësisht, u bisedua për rolin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin dhe nevojën për ndryshimin e legjislatives kur rregullohen çështjet me kuptim për punën e gjyqtarëve për mos zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku seriozisht parashtrohet çështja e efikasitetit dhe puna е përditësuar e gjyqtarëve si dhe sfidat dhe angazhimet e pavarësisë financiare të gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore.

U parashtrua pyetja edhe për deklaratat politike të fundit për përfshirjen e Ekspertëve ndërkombëtarë mbi procedura të caktuara gjyqësore, me ç ‘ rast nga të dyja anët u tregua nevoja për sigurimin e kushteve për procedimin e pavarur dhe të paanshëm të gjykatave në sigurimin për siguri juridike të qytetarëve, në këtë mënyrë duke hedhur poshtë çdo lloj ndikimi të jashtëm ndaj veprimit të drejtë të domosdoshëm për sundimin e drejtë dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në shtetin tonë do të vazhdojë edhe më tej përmes mbajtjes së takimeve të përbashkëta të rregullta që dedikohen për ndjekjen e gjendjeve në gjyqësinë.

.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_