Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Risi
|
8 Pri 2021
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, sot realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski.
Në takim u bisedua për rolin e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurimin e barazisë së ligjeve dhe unifikimin e praktikës gjyqësore, për forcimin e autonomisë dhe pavarësisë financiare, për ekipimin kadrovik të gjykatave me gjyqtarë dhe me shërbimin gjyqësor, si dhe për bashkëpunimin me institucione tjera kompetente.
Kryetarja Ademi dhe Kryetari Pendarovski u pajtuan për mbështetjen e tërësishme në të ardhmen dhe bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve dhe pavarësisë së institucioneve gjyqësore, si parakusht për sundimin e drejtësisë në shtetin juridik.